Site icon Telegrafi

Roma kërkon 45 milionë euro për Mohamed Salah

Liverpooli është duke i vazhduar bisedimet me Romën për arritjen e marrëveshjes rreth çmimit të Mohamed Salah.

Giallorossët e kanë refuzuar ofertën e parë të Redsave prej 32 milionë eurosh, pasi e vlerësojnë shumë më lartë 24-vjeçarin.

Lexo po ashtu Monchi i mbyll derën Interit për Rudigerin, por jo Liverpoolit për Salahun

Drejtori i Romës, Monchi, e vlerëson egjiptianin rreth 45 milionë euro dhe është duke negociuar që ta marrë një shifër të përafërt.

Giallorossët duhet të shesin lojtarë deri në fund të muajit, në mënyrë që t’i plotësojnë rregullat financiare.

Kostas Manolas, Antonio Rudiger dhe Salah janë emrat që qarkullojnë në tregun e transferimeve. /Telegrafi/

Exit mobile version