Telegrafi

Roma kalon Interin, afër të nënshkruajë me Karsdorp

Luciano Spalletti është bashkuar me Interin dhe tani do të konkurrojë me ish-skuadrën e tij Romën.

Jo vetëm në kampionat por edhe në afatin kalimtar të verës për futbollistë dy skuadrat kanë objektivin e njëjtë.

Mbrojtësi holandez, Rick Karsdorp është në planet e skuadrave italiane për ta transferuar.

Mbrojtësi i talentuar holandez ka pasur një stinor të mrekullueshëm duke ndihmuar Feyenoordin të shpallet kampione e shtetit.

Sipas mediave italiane, Roma ka përparësi për transferimin e lojtarit.

‘Giallorosët’ kanë ofruar 15 milionë për lojtarin për dallim nga oferta r Interit që është dy milionë më e ulët.

Falë paraqitjeve të mira 22-vjeçari ka zënë vend edhe në Kombëtaren holandeze. /Telegrafi/