Roma duket se nuk dëshiron të mbetet pa yllin e saj kryesor, portierin brazilian Alisson.
Portieri brazilian është duke kaluar nëpër një formë të mrekullueshme këtë edicion.
Vetëm në ndeshje ndaj Napolit ai arriti t’i priste 11 gjuajtje të liderëve të Serie A.
E falë paraqitjeve tejet të mira, Roma mund ta humbas atë pasi janë shfaqur skuadra të fuqishme që e duan.
PSG, Real Madrid, Chelsea, Liverpool e Bayern Munich janë vënë pas brazilianit.
25-vjeçari ka një kontratë me Romën deri në verën e vitit 2021 por që nuk ka klauzolë largimi në të.
Sipas medieve italiane Roma sapo i ka ofruar kontratën e re Alissonit e cila do të jetë deri në vitin 2023.
Në kontratën e re braziliani do të ketë rritje page por edhe një klauzolë largimi.
‘Giallorosët’ i kanë vendosur klauzolë largimi prej 90 milionë euro për skuadrat jashtë Serie A.
Ende nuk ka ndonjë përgjigje zyrtare nga Alisson nëse do të vazhdoj ose jo kontratën.
Por gjithnjë sipas medieve italiane nëse braziliani nuk e vazhdon kontratën atëherë Roma po mendon ta shesë në verë për një çmim mbi 60 milionë euro. /Telegrafi/