Site icon Telegrafi

Roma fiton sfidën e pesë golave ndaj Torinos, shkëlqen Dybala me het-trik

Paulo Dybala (AS Roma) celebrates with Chris Smalling (AS Roma) after scoring their side's first goal of the game during the Serie A Tim soccer match between Roma and Torino FC at the Rome's Olympic stadium, Italy - Monday, Febraury 26, 2024. Sport ( Photo by Alfredo Falcone/LaPresse )

Roma ka shënuar fitore me rezultat 3-2 ndaj Torinos në kuadër të javës së 26-të në elitën e futbollit italian.

Pjesa e parë u karakterizua me disa raste shënimi për të dyja ekipet, ku dhe u shënuan dy gola.

Fillimisht Paulo Dybala (42’) shënoi për 1-0 pasi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Vetëm dy minuta më vonë Duvan Zapata (44’) shënoi me kokë për të barazuar shifrat në 1-1 pas asistimit të Raul Bellanovas.

Edhe pjesa e dytë nisi me ritëm të lartë me të dy ekipet që sulmonin njëra-tjetrën në kërkim të golit të avantazhit.

Paulo Dybala (58’) pasi pranoi një pasim nga Bryan Cristante shënoi një gol fantastik nga distanca për t’i dhënë avantazhin prej 2-1 Romës.

Argjentinasi u shfaq edhe një herë tjetër në skenë, duke shënuar për 3-1 në minutën e 69-të pas asistimit të Romelu Lukakut.

Mysafirët krejt çfarë arritën deri në fund ishte të ngushtojnë diferencën fal një autogoli nga mbrojtësi i Romës Dean Huijsen (88’) për 3-2.

Me këtë fitore Roma tani shkon në kuotën e 44 pikëve në pozitën e gjashtë në tabelë, ndërsa ndeshjen tjetër luan në udhëtim ndaj Monzës./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

 

Exit mobile version