Site icon Telegrafi

Roma e rivalizon Milanin për Demiralin e Juves

Milani është duke e kërkuar me ngulm transferimin e Merih Demiral nga Juventusi, por gjërat aktualisht janë të ndërlikuara.

Mbrojtësi turk u transferua te Zonja e Vjetër në këtë verë për 18 milionë euro, mirëpo torinezët janë të gatshëm ta shesin atë nëse marrin një shumë rreth 35 milionë euro.

Rossonerët janëe të gatshëm që t’i paguajnë 20 milionë euro, mirëpo kampioni i Serie A refuzon ta shesë nën shumë e 35 milionëve.

Milanit tani i janë vështirësuar edhe më shumë gjërat, pasi në garë për transferimin e Demiral është futur edhe Roma.

Lexo po ashtu Milani nuk dorëzohet, e do me çdo kusht Demiralin

Skuadra nga qyteti i Milanos thuhet se e dëshiron ta marrë atë në huazim me opsion blerje. Kjo është më e komplikuar nga fakti që Zonja e Vjetër do të donte një kundër-opsion për ta sjellë atë përsëri në Torino.

Me futjen në garë të Giallorossëve, gjërat për Milanin janë komplikuar edhe më shumë, e që do u duhet të ofrojnë së paku 30 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version