Site icon Telegrafi

Roma e nxjerr në shitje Belottin, pesë skuadra pas tij

Andrea Belotti u transferua me shumë bujë te Roma, por sezoni i tij i parë në Olimpico nuk ishte aq i mirë.

Sulmuesi italian ka luajtur shumë, por nuk ka qenë produktiv para portës.

Në 46 ndeshje zyrtare, Belotti ka realizuar vetëm katër gola dhe ka asistuar në dy të tjerë dhe te Roma nuk janë të kënaqur me këta numra.

Giallorosët e kanë nxjerrë në shitje Belottin dhe pesë skuadra janë vënë pas sulmuesit italian.

Fiorentina, Atalanta dhe Bologna e duan atë në Serie A, derisa Sevilla dhe Valencia janë vënë pas tij në La Liga.

Lexo po ashtu Pesë blerjet më të këqija në Serie A për sezonin 2022/23

Roma synon të fitoj rreth 10 milionë euro nga largimi i sulmuesit italian në afatin kalimtar veror. /Telegrafi/

Exit mobile version