Sulmuesi i talentuar turk, Cengiz Under nuk ka arritur të gjejë hapësirat e duhura te Roma.
Transferimi i tij në kryeqytetin italian në verë u bë me shumë bujë, por Under nuk ka arritur të marrë një fanellë të titullarit.
Kësisoj Roma po mendon për huazimin e lojtarit gjatë afatit kalimtar të janarit për të fituar përvojë edhe më shumë.
Në garë për t’i fituar shërbimet e tij janë dy skuadrat e mëdha nga Stambolli, Galatasaray dhe Istanbul Basaksehir.
Që të dy klubet janë në garë për titullin e kampionit dhe duan të përforcohen me sulmuesin e talentuar.
Gjithashtu për Under, interesim ka edhe nga kampionati italian me Beneventon dhe Sassuolon që po e kërkojnë.
20-vjeçari ka zhvilluar tetë ndeshje këtë edicion me Romën në Serie A ku ka 310 minuta të zhvilluara. /Telegrafi/