Julian Weigl ka qenë njëri nga mesfushorët më të talentuar në Evropë, por ai pati një rënie në karrierë.
Sa ishte te Dortmund, Weigl pësoi një lëndim dhe nuk arriti kurrë ta rikthej formën e mëparshme.
Përkundër interesimit të shumë skuadrave, mesfushori gjerman vendosi t’i bashkohej Benficas në Portugali, ku tani e dy vite po shkëlqen tek kjo skuadër.
Por e ardhmja e tij mund të jetë në kampionatin italian Serie A, ku ka interesime për të.
Dy gjigantët italianë, Roma dhe Milan janë futur në garë për transferimin e gjermanit gjatë afatit kalimtar të verës.
Sipas asaj që ka raportuar gazeta gjermane Bild, dy klubet kanë kontaktuar agjentët e lojtarit për të pyetur rreth kushteve të tij.
26-vjeçari është i gatshëm për të bërë hapin e madh në karrierë dhe i lumtur me interesimin e dy top klubeve për të.
Benfica është gati ta shes gjermanin nëse vije ndonjë ofertë rreth 25 milionë euro. /Telegrafi/