Telegrafi

Roma dhe Milan në garë për Caceres

Roma dhe Milani raportohet se kanë kaluar Napolin në garën për shërbimet e mbrojtësit të Juventusit, Martin Caceres.

Mbrojtësi do të largohet nga Juventusi kur t’i skadojë kontrata më 30 qershor dhe mund të kalojë te ndonjë skuadër tjetër si lotjar i lirë.

Për një kohë të gjatë u mendua se Napoli është favoriti për shërbimet e tij, por sipas “SportMediaset”, Milani dhe Roma janë më afër shërbimeve të tij.

Të dy klubet janë duke ofruar kontratë trevjeçare, ndërsa Rossoneri ka ofruar pagë vjetore 2 milionë euro.

Roma thuhet se po i ofron pagë 3.5 milionë euro për sezon plus pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.