Luis Muriel pritet të shitet nga Atalanta gjatë afatit kalimtar veror.
Sulmuesi kolumbian ka tri vite që është pjesë e skuadrës zikaltër ku ka treguar paraqitje fantastike.
Por e ardhmja e tij duket larg Bergamos, pasi Atalanta ka vendosur ta nxjerr në shitje yllin e saj, duke menduar t’i reduktojë shpenzimet e pagave.
Gjithsesi e ardhmja e lojtarit kolumbian pritet të jetë në Serie A, pasi Roma dhe Juventus janë dy skuadrat që kanë shfaqur interesim për transferimin e tij.
Atalanta është gati ta lejoj largimin e yllit kolumbian nëse vije një ofertë rreth 20 milionë euro. 31-vjeçari ka shënuar 14 gola e ka asistuar në 10 të tjerë në 39 ndeshje zyrtare për Atalantën për këtë edicion.
Si Roma ashtu edhe Juventus janë gati t’i përmbushin kërkesat e Atalantës për transferimin e Muriel në verë. /Telegrafi/