Edin Dzeko është nxjerr në shitje nga Roma dhe duket se nuk ka të ardhme në klub.
Sulmuesi boshnjak është përplasur me trajnerin Paulo Fonseca i cili ka kërkuar largimin e tij nga klubi.
E vetmja ofertë zyrtare deri më tani ka ardhur nga skuadra angleze West Ham United, por që këtë ofertë e ka refuzuar boshnjaku.
Tani Roma dhe Juventus janë në bisedime për një shkëmbim të bujshëm, që Dzeko t’i bashkohet kampionit italian ndërsa Federico Bernardeschi te Roma.
Sulmuesi boshnjak ka dhënë ‘Ok’ e tij për një lëvizje të tillë, ndërsa tani po pritet vetëm përgjigja pozitive nga Bernardeschi.
Gjithnjë sipas medieve italiane ky shkëmbim i bujshëm pritet të zyrtarizohet brenda kësaj jave.
Përveç këtij shkëmbimi, Roma do të tentojë të transferojë edhe një tjetër sulmues qendror gjatë afatit kalimtar të janarit. /Telegrafi/