Matteo Darmian është duke i kaluar ditët e tij të fundit në Angli.
Mbrojtësi italian nuk ka gjetur hapësirat e duhura tek Manchester United dhe ka vendosur për largim.
Ardhja e Jose Mourinhos ia ka vështirësuar edhe më shumë punët Darmianit në ‘Old Traford’.
Por lojtari tani duket se do të rikthehet përsëri në vendlindjen e tij, ku janë duke e pritur Roma dhe Juventusi.
Ditë më parë Darmian refuzoi zyrtarisht ofertën e Napolit pasi nuk u nda i kënaqur me pagën e ofruar nga napolitanët.
Agjenti i lojtarit është duke biseduar me Romën dhe Juventusin për kushtet e kontratës pasi United është pajtuar ta lë të lirë të largohet.
‘Djajtë e Kuq’ nga ky largim i Darmianit pritet të arkëtojnë rreth 10 milionë euro.
Reprezentuesi italian ditë më parë mohoi kalimin edhe në Spanjë te Valencia pasi dëshira e tij është të rikthehet në Serie A.
Largimi i tij nga United është i sigurt tanimë, ndërsa gjatë ditëve të ardhshme pritet të definohet skuadra e tij e re nëse do të jetë Roma apo Juventusi. /Telegrafi/