Raportohet se Roma ka dërguar njerëzit e tyre drejt Portugalisë për të negociuar me Benfican për Bruno Peres.
Klubi portugez është favorit para Galatasaray dhe marrëveshja mund të mbyllet gjatë javës.
Sipas Il Messaggero dhe A Bola, Giallorossët gjuha e përbashkët mes palëve ekziston dhe se do të diskutohet vetëm për kushtet financiare.
Benfica e dëshiron në huazim me të drejt blerje në fund të sezonit për 10 milionë euro.
Por, në rast se kjo dështon, në gadishmëri janë duke qëndruar Galatasaray, Watfordi dhe Brightoni.
Peres ka hasur në vështirësi nën urdhrat e Eusebio Di Francescos dhe formacionin 4-3-3 dhe kështu dëshiron edhe veti ai largimin.
Anësori u transferua te klubi romak nga Torino në vitin 2016. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=XnjDRj3srZQ