Cila skuadër nuk do të dëshironte të nënshkruante me Lionel Messin?
Klubi italian Roma, gjithmonë ka treguar dashuri për futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave Lionel Messin, nëpërmjet rrjeteve sociale.
Edhe presidenti James Pallota ka deklaruar shpesh herë se do të dëshironte të nënshkruante me Messin ashtu si edhe Francesco Totti që ka thënë se do të dilte në aeroport për ta pritur Messin dhe për t’ia dhuruar fanellën me numër 10.
Messi, 🐐 https://t.co/wpUFpxeiUw
— AS Roma English (@ASRomaEN) January 10, 2019
Sky Sports News ka bërë një pyetje në Twitter se cilin lojtar do të donit ta transferonte skuadra e juaj?.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Romës në versionin anglisht në Twitter.
“Messi”. Klubi italian e vendosi edhe një emoji që nënkupton se argjentinasi është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.
E pas këtij postimi të Romës, në Twitter ka reaguar edhe Barcelona me një ‘Retweets’.
“Kur ju e dini, e dini”, ka qenë reagimi i Barcelonës duke vendosur emojin e Dhisë, që nënkupton se Messi është më i miri i të gjitha kohërave.
👏 When you know, you know.. 🐐 https://t.co/BMIEBInVRH
— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 10, 2019
Gjithsesi tifozët e Romës e kanë pritur shumë mirë këtë ‘Twett’ nga skuadra e tyre e zemrës duke vendosur në komente foto të Messit së bashku me Tottin.
Shumë media evropiane e shohin Messin në të ardhmen në kampionatin italian, ndërsa një ftesë argjentinasit ia kishte bërë edhe rivali i tij i madh Cristiano Ronaldo duke i thënë se do ta mirëpriste në Serie A. /Telegrafi/