Telegrafi

Roma dhe Atalanta diskutojnë shkëmbimin e mundshëm të katër lojtarëve

Roma dhe Atalanta thuhet se mund të kryejnë një operacion të madh që do të shihte shkëmbimin e katër lojtarëve mes dy klubeve të Serie A.

Të dyja skuadrat janë të uritura për t’u rikthyer në Ligën e Kampionëve dhe po kërkojnë të forcojnë skuadrat e tyre këtë verë, ndërsa përgatiten për një sezon mjaft të pazakontë, i cili do të ndahet në mes nga Kupa e Botës “Katar 2022”.

Jose Mourinho po ndërton një projekt të fortë në Romë, ndërsa Gian Piero Gasperini po përjeton një tranzicion në Bergamo.

Lexo po ashtu Roma interesohet për transferimin e dy yjeve të Atalantës

Sipas gazetës Tuttosport, bisedimet mes Romës dhe Atalantës në lidhje me Luis Muriel kanë filluar të nxehen dhe idetë kanë rrjedhur në negociata, me një sugjerim që është përfshirja e Mario Pasalic në marrëveshje.

Nga ana tjetër, Roma do të dërgonte dy sulmuesit, Stefan El Shaaraëy dhe Carles Perez në Bergamo, duke krijuar një operacion mjaft të komplikuar që mund t’i përshtatej të gjitha palëve.

Duke marrë parasysh vështirësinë e arritjes së një marrëveshjeje si kjo, priten përditësime në ditët apo javët e ardhshme. /Telegrafi/