Roma thuhet se janë të interesuar në Susos, por Milani e konsideron anësorin spanjoll si të pashitshëm.
23-vjeçari spanjoll u bashkua me Rossonerët në janar të vitit 2015, por u bë një anëtar kyç i skuadrës vetëm këtë sezon.
Nën drejtimin e Vincenzo Montellas, mesfushori me tipare sulmuese bëri shtatë gola dhe nëntë asistime në 34 paraqitjet e tij në Serie A.
Suso është nën kontratë deri në vitin 2019, por paga e tij vjetore është vetëm rreth një milionë euro në sezon, dhe deri më tani nuk ka pasur progres për një rinovim.
Kjo ka tërhequr interesin e klubit Gialloross, raporton gazetari i njohur italian Gianluca Di Marzios, me drejtorin sportiv Monchi që besohet të jetë një tifoz i madh i shokut të tij spanjoll.
Përveç Romës, për shërbimet e tij kanë shprehur interesim edhe Napoli. /Telegrafi/