Telegrafi

Rolls-Royce promovon modelin e veçantë të frymëzuar nga kultura e lashtë vietnameze

Kompania e veturave luksoze, Rolls-Royce, vitin e ri e ka filluar me promovimin e një modeli tjetër të veçantë.

Në këtë rast, fjala është për modelin me boshtin e rrotave më të zgjeruar, Phantom Sacred Fire.

Phantom Sacred Fire është një model i veçantë, i cili është frymëzuar nga kultura e lashtë vietnameze, transmeton Koha.net. Ky model karakterizohet me eksterier dy-ngjyrësh (Madeira Red Sunrise), duke paraqitur simbolin kombëtar vietnamezi të zjarrit.

Gjithashtu, kjo veturë luksoze posedon një shirit nga ari në pjesët anësore, me motive të daulles “Dong Son”, ikona nga kultura dhe historia vietnameze.

Edhe interieri është pothuajse me dizajn të njëjtë sikurse eksterieri, duke përfshirë ulëset prej lëkure me ngjyrë kakao dhe Tan.