Grupi “One Direction” dëshiron të ndjekë hapat e “Rolling Stones”. Edhe pse pas largimit të njërit prej pjesëtarëve (Zyan), u përfol se secili prej djemve do vazhdonte karrierat solo, por duket se kanë qenë thjesht thashetheme.
Anëtarët e mbetur po planifikojnë të marrin disa këshilla nga “Rolling Stones” lidhur më karrierën e tyre muzikore.
“Djemtë e dinë mirë se duke qenë të bashkuar ata mund të vazhdojnë të jenë të suksesshëm si grup, por edhe si solistë”, ka thënë një burim për revistën People, transmeton Top Channel.
“Nuk ka asnjë arsye që ata të ndahen, pasi ata dëshirojnë të punojnë edhe si grup edhe në projektet e tyre solo, ngjashëm si ‘Rolling Stones’”.
“‘Stones’ janë frymëzimi i tyre më i madh dhe janë fansat të çmendur të këtij grupi”, ka shtuar burimi. /Telegrafi/