Telegrafi

Rojo zbulon stadiumet më të vështira, tifozëve të Unitedit nuk i pëlqen zgjedhja e argjentinasit

Marcos Rojo ka emëruar Anfieldin si një nga stadiumet më të vështira për të luajtur në Ligën Premier.

Mbrojtësi i Manchester Unitedit i cili u transferua në Old Trafford dy vite për 16 milionë funte, por aventura e tij te Djajtë e Kuq ka hasur në shumë vështirësi.

Lexo po ashtu Mourinhos nuk i pëlqeu aspak ajo çfarë bënë Rojo dhe Romero pak orë para derbit ndaj Chelseat

“Stadiumet më të vështira për mua ishin Crystal Palace, West Ham po ashtu dhe Liverpooli”, ka thënë Rojo në Q&A.

“Janë njerëzit, tifozët dhe ekipi. Sinqerisht ka rivalitet të madh atje”, ka shtuar argjentinasi.

Menjëherë tifozët e Man Utd kanë komentuar fjalët e mbrojtësit, duke thënë se ka gabuar që ka futur stadiumin e Liverpoolit në përzgjedhjen e tij.

Rojo ka mundësi që do të largohet nga Unitedi, pasi pas tij seriozisht është vënë Valencia. /Telegrafi/