Marcos Rojo ka emëruar Anfieldin si një nga stadiumet më të vështira për të luajtur në Ligën Premier.
Mbrojtësi i Manchester Unitedit i cili u transferua në Old Trafford dy vite për 16 milionë funte, por aventura e tij te Djajtë e Kuq ka hasur në shumë vështirësi.
“Stadiumet më të vështira për mua ishin Crystal Palace, West Ham po ashtu dhe Liverpooli”, ka thënë Rojo në Q&A.
“Janë njerëzit, tifozët dhe ekipi. Sinqerisht ka rivalitet të madh atje”, ka shtuar argjentinasi.
Menjëherë tifozët e Man Utd kanë komentuar fjalët e mbrojtësit, duke thënë se ka gabuar që ka futur stadiumin e Liverpoolit në përzgjedhjen e tij.
Rojo ka mundësi që do të largohet nga Unitedi, pasi pas tij seriozisht është vënë Valencia. /Telegrafi/