Rojet kufitare të Ukrainës kanë arritur të godasin rëndë pozicionet ruse në Bakhmut.
Një grup i ushtarëve rusë që ishin fshehur nëpër istikame thellë në male, mendonin se ishin të sigurt, transmeton Telegrafi.
Megjithatë operatorët e dronëve të ushtrisë ukrainase i lokalizuan, dhe sapo i gjetën i goditën me artileri.
Ata shiheshin duke ecur nëpër zonën malore nga njëri istikam në tjetrin, por kjo “shëtitje” e tyre nuk zgjati shumë.
Madje një ushtar që vrapoi me shpejtësi drejt istikamës, goditet nga artileria në sekondën që futet brenda.
Preciziteti i artilerisë ukrainase ishte i paparë, pasi dukej sikur po i sulmonin nga afër dhe i godisnin pikërisht aty ku dëshironin ushtarët e Zelensky. /Telegrafi/