Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjurgjedell të Kaçanikut më 17 nëntor 2024, rreth orës 15:30, ku një person është arrestuar për sulm fizik dhe kanosje.
I dyshuari, një roje pylli, ka ndaluar një veturë VW Caddy të cilën e drejtonte viktima, një person mashkull.
Sipas viktimës, gjatë kontrollit të automjetit, ka pasur një fjalosje mes tij dhe rojës së pyllit, dhe më pas i dyshuari ka nxjerrë një thikë, duke e kanosur dhe sulmuar fizikisht.
Pas ngjarjes, Policia e Kosovës ka ndërhyrë dhe ka arrestuar të dyshuarin.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për hetime të mëtejshme./Telegrafi/