Telegrafi

Rohde pas komenteve të Kurtit: Duhet të zbatohen të gjitha pikat e marrëveshjes së Ohrit

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, është plotësisht dakord me kryeministrin, Albin Kurti, sa i përket zbatimit të plotë të marrëveshjes së arritur në Ohër mes kryeministrit të Kosovës me presidentin e Serbisë.

“Plotësisht dakord – zbatimi i plotë i të gjitha pikave të marrëveshjes nga Kosova dhe Serbia është nevojë e kohës”, ka shkruar Rohde në Twitter duke shpërndarë edhe thirrjen e Kurtit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  ka thënë se marrëveshja e arritur në Ohër duhet të zbatohet plotësisht.

Lexo po ashtu Kurti: Ajo çfarë është dakorduar në Ohër duhet të zbatohet – jo pjesërisht por plotësisht

Ai më tej ka shtuar se nuk duhet të ketë zbatim të pjesshëm dhe as vonesa në zbatimin e saj.

E pas kësaj deklarate të Kurtit kishte reaguar kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq. Brnabiq duke kërkuar nga kryeministri i Kosovës që të formojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Kujtojmë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ditë më parë ka deklaruar se do të zbatojnë disa pjesë të marrëveshjes./Telegrafi/