Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, është plotësisht dakord me kryeministrin, Albin Kurti, sa i përket zbatimit të plotë të marrëveshjes së arritur në Ohër mes kryeministrit të Kosovës me presidentin e Serbisë.
“Plotësisht dakord – zbatimi i plotë i të gjitha pikave të marrëveshjes nga Kosova dhe Serbia është nevojë e kohës”, ka shkruar Rohde në Twitter duke shpërndarë edhe thirrjen e Kurtit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se marrëveshja e arritur në Ohër duhet të zbatohet plotësisht.
Ai më tej ka shtuar se nuk duhet të ketë zbatim të pjesshëm dhe as vonesa në zbatimin e saj.
E pas kësaj deklarate të Kurtit kishte reaguar kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq. Brnabiq duke kërkuar nga kryeministri i Kosovës që të formojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Kujtojmë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ditë më parë ka deklaruar se do të zbatojnë disa pjesë të marrëveshjes./Telegrafi/
Fully agree – full implementation of all points of the agreement by Kosovo and Serbia is the need of the hour! https://t.co/6fJ6bP6fp5
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) April 16, 2023