Telegrafi

Rodriguez te gjiganti anglez

Skuadra angleze, Liverpool është duke u përpjekur për tu rikthyer sërish faktor në Ligën Premier.

Por ‘The Reds’ nuk kanë arritur që disa vite të fitojnë trofe të rëndësishëm për tifozët e tyre.

Kësisoj trajneri gjerman, Jurgen Klopp kërkon ta përforcojë skuadrën në afatin kalimtar të verës.

Emri i ri në listën e ‘The Reds’ është ai i anëtarit të Real Madridit, James Rodriguez.

Sipas medieve angleze, Liverpool është duke e monitoruar me kujdes situatën e kolumbianit në ‘Santiago Bernabeu’.

Rodriguez këtë sezon ka luajtur vetëm shtatë ndeshje në La Liga dhe ka kërkuar largimin.

Klopp e vlerëson shumë lojtarin dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit blerjen e tij.

Liverpool është e gatshme të ofrojë 60 milionë euro për transferimin e Rodriguezit në ‘Anfield’. /Telegrafi/