Cristiano Ronaldo është një “lojtar fantastik” dhe meriton plotësisht Topin e pestë të Artë, ka thënë ish-shoku i ekipit të Real Madridit, James Rodriguez.
Ylli portugez pritet të njihet si lojtari më i mirë në planet përsëri në një ceremoni të mbushur me yje në Paris të enjten mbrëma.
Nëse kjo ndodh, atëherë 32-vjeçari do të barazohet në nivelin e Topave të Artë me rivalin e përjetshëm Lionel Messi me nga pesë secili, duke vazhduar periudhën e dominimit 10-vjeçar.
James, i cili kaloi tre sezone pranë Ronaldos në Spanjë para se të lidhej me Bayern Munich gjatë verës, beson se nuk e meriton askush më shumë se portugezi çmimin prestigjioz individual për këtë vit.
“Është çmim i merituar. Cristiano ka pasur një vit të shkëlqyer dhe unë jam i lumtur për të”, ka thënë fillimisht James.
“Do të jetë Topi i Artë i pestë i tij, dhe kjo thotë gjithçka”.
“Ai është përmirësuar gjatë gjithë karrierës së tij, gjë që e ka kthyer atë në një lojtar fantastik”, përfundoi ylli kolumbian.
Ndryshe, revista France Football, e cila e dhuron Topin e Artë e ka paraparë hapjes e ceremonisë nga ora 19:45. /Telegrafi/