Ricardo Rodriguez mund të jetë largimi tjetër i madh nga Milani.
Pasi qendërmbrojtësi Leonardo Bonucci duket pranë rikthimit në Juventus, Milan mund të mbetet edhe pa zviceranin.
Mbrojtësi i majtë ka shkëlqyer në vitin e tij të parë në Serie A me Milanin.
Por Rossonerët janë të detyruar të shesin për shkak të Fair Play Financiar dhe Rodriguez duket si shpëtim për ta.
E ardhmja e reprezentuesit zviceran është mes kampionatit gjerman dhe atij anglez.
Dy gjigantët gjerman, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund janë interesuar për shërbimet e tij.
Por së fundmi në skenë kanë dalë edhe skuadrat e mëdha angleze si Arsenal dhe Tottenham Hotspur.
25-vjeçari mund të largohet nga Milani vetëm nëse vije një ofertë mbi 25 milionë euro. /Telegrafi/