Mesfushori i Bayern Munichut, James Rodriguez, është i gatshëm të mbushë çantat e tij dhe të kthehet në Real Madrid sezonin e ardhshëm.
Ylli kolumbian është në një huazim dy sezonal në Bayern dhe ka gëzuar një formë të lartë në 12 muajt e parë në Gjermani.
Megjithatë, dorëheqja dramatike e Zinedine Zidane gjatë të enjtes ka ndryshuar peizazhin tek kolumbian.
Mediat në Spanjë raportojnë se James pas largimit të Zidanet është i gatshëm të kthehet te Real Madridi.
Sipas mediumit spanjoll Don Balon, ylli kolumbian e ka siguruar shumë presidentin Florentino Perez se do të kthehet në Real nëse Zidane do të largohet.
Kështu, me francezin e larguar tashmë zyrtarisht, ai është i lumtur të përmbushë premtimin e tij.
Në të vërtetë, James i ka thënë tashmë agjentin e tij, Jorge Mendes, që të lejojë Perez të dijë se ai dëshiron të kthehet – një thirrje që presidenti do ta pranojë me gëzim. /Telegrafi/