Mesfushori i Manchester Cityt, Rodri, ka folur për kontrastet e të punuarit nën urdhrat e Pep Guardiolas dhe ish-trajnerit Diego Simeone.
Spanjolli u bë nënshkrimi rekordi i kampionëve anglezë këtë verë kur ai arriti në një marrëveshje prej 70 milionë eurosh nga Atletico Madrid.
23-vjeçari kaloi vetëm një sezon në Los Rojiblancos, për të cilin u bashkua nga Villarreal një vit më parë dhe u bë një nga lojtarët më efektivë në pozicionin e tij në futbollin botëror.
Pas kalimit te City, Rodri është pyetur për punën me Guardiolan dhe Simeone, të cilët i ka cilësuar si të njëjtë dhe fitues të lindur.
“Mendoj se ata janë shumë të ngjashëm në mënyrën që ata gjithmonë duan të fitojnë”, u përgjigj Rodri kur u pyet për diferencën midis dy trajnerëve.
“Ata gjithmonë duan që lojtarët të jenë të gatshëm, të përqendruar dhe nuk lejojnë asnjëherë, madje as për një sekondë: ata gjithmonë bëjnë presion, dhe kjo është mënyra e vetme për të qenë të suksesshëm”.
“Sigurisht, ata kanë gjëra të ndryshme, mënyra të ndryshme të të punuarit, të shikimit të lojës, të interpretimit të saj, por kjo është gjëja e mirë për futbollin”.
“Nëse vazhdoni të fitoni, ju jeni një trajner i mirë”, përfundoi mesfushori spanjoll. /Telegrafi/