Site icon Telegrafi

Rodri i hedh më shumë benzinë zjarrit: Viniciusin do ta votoja vetëm të tretin për Topin e Artë

Mesfushori i Manchester Cityt dhe Spanjës, Rodri ka folur tashmë për Topin e Artë dhe në veçanti për rivalin e tij, Vinicius Jr.

Viniciusit iu ‘mohua’ Topi i Artë i vitit 2024, pavarësisht se konsiderohej si favorit dërrmues për të fituar, pasi në fund fitues ishte Rodri.

Diferenca mes dy yjeve ishte shumë e ngushtë dhe tashmë për këtë situatë ka folur vet Rodri, i cili ka thënë se Vinin do ta votonte vetëm si të tretin.

“Unë do të votoja Dani Carvajalin për të dytin në Topin e Artë 2024… dhe Vinicius Jr si të tretin”, tha fillimisht Rodri në intervistën e tij për gazetën spanjolle Cope.

Lexo po ashtu Renditja e plotë e pikëve të Topit të Artë 2024: Nga diferenca e vogël e Rodrit me Vinicius Jr deri te zero pikë për vendet e fundit

Rodri nuk përmendi fare as Jude Bellingham, i cili performoi shkëlqyeshëm sezonin e kaluar dhe përfundoi i treti në garën zyrtare për Topin e Artë.

Më tej Rodri deklaroi se ai e respekton Viniciusin pavarësisht një kënge ofenduese për lojtarin që po këndohej në festën e tij të Topit të Artë.

“Njerëzit duhet të kuptojnë sportin e shëndetshëm dhe se është një festë private, një moment feste”.

“Asnjëherë nuk kam shpërfillur askënd. Kam respekt të jashtëzakonshëm për Vinicius dhe Real Madrid”, përfundoi mesfushori. /Telegrafi/

Exit mobile version