Tifozët e Arsenalit në mediat sociale janë absolutisht të zemëruar për ndërhyrjen e Rodrit ndaj Martin Odegaard gjatë ndeshjes së Spanjës kundër Norvegjisë të shtunën mbrëma.
Odegaard është në detyrë ndërkombëtare pasi Norvegjia luajti kundër Spanjës në një ndeshje të vështirë kualifikuese për “Euro 2024”, e cila u mbyll me fitoren 3-0 të kombëtares La Roja.
Mesfushori i Arsenalit mendoi se duhet të kishte marrë një penallti kur u përplas nga një ndërhyrje e ashpër brenda zonës nga mesfushori i Manchester Cityt.
Norvegjezi kaloi në mënyrë të shkëlqyeshme Dani Carvajal për të krijuar një hapësirë për të goditur portën, por u mohua nga Rodri i cili u përplas me të.
Odegaard u duk se mori një goditje të fortë dhe bëri me shenjë drejt gjyqtarit të ndeshjes, duke kërkuar një penallti.
Ai nuk ishte në gjendje të fitonte këtë goditje nga pika e bardhë dhe tifozët e Arsenalit tashmë po e akuzojnë lojtarin e Cityt për tentativë për të lënduar yllin e tyre përpara ndeshjeve vendimtare për titullit të Ligës Premier.
RODRI YOU DISGUSTING HUMAN!! 🤬
Dirty tactics from the Manchester City man!! Coincidence!? #Ødegaard #Rodri #AFC #MCFC #PremierLeague pic.twitter.com/I5CrbYtReQ
— The Armoury TV (@TheArmouryTV) March 25, 2023
“Rodri tentoi të lëndoi Odegaard. Bandit pa tru”, ishte komenti i një tifozi të revoltuar.
“Rodri përpiqet të mbyllë sezonin e Odegaard me një thyerje të kyçit të këmbës…”, dhe “Rodri përpiqet të prishë i vetëm ndjekjen e titullit të Arsenalit me atë ndërhyrje ndaj Odegaard. E pabesueshme”, ishin dy komente tjera.
“Ky Rodri ka qenë gjithmonë një bandit i ndyrë që luan shumë lojëra të pista. Nuk më pëlqen fare. Kjo ndërhyrje ndaj Odegaardit ishte personale”, “A po përpiqej Rodri të mbyllte sezonin e Odegaardit me atë ndërhyrje?” dhe “Epo, ajo ndërhyrje e Rodri ndaj Odegaardit më ka nxehtë kokën, ai shkoi për ta lënduar”, ishin disa komente tjera të tifozëve të nervozuar. /Telegrafi/