Telegrafi

“Rocky Balboa” i Ukrainës, ushtari i Kievit e nisë ditën me ushtrime fizike – bën pompa në fushë të gjelbëruar

Videoja e një ushtari ukrainas që shihet duke ushtruar në një zonë të gjelbëruar është bërë virale.

Ai po konsiderohet si “Rocky Balboa” i Ukrainës, për faktin se mëngjesin e fillon me ushtrime fizike dhe plotë vullnet për ta mbrojtur atdheun, transmeton Telegrafi.

Ushtari shihet duke bërë pompa dhe grushtuar me kundërshtar imagjinar, njëjtë sikurse filmi “Rocky” i aktorit amerikan Sylvester Stallone.

Ndërkaq një video tjetër e ushtrisë ukrainase që është publikuar sot, gjithashtu është bërë virale – për faktin se operatori i dronit shihet duke i hedhur një kavanoz me sheqer bashkëluftëtarëve në istikame.

Ata duket se kishin nevojë për sheqer dhe duke ditur se nuk guxonin të braktisnin pozicionet e tyre, atyre u doli në ndihmë droni që u hodhi sheqer nga ajri. /Telegrafi/