Site icon Telegrafi

Robotët ‘valltarë’ që i punojnë veturat SEAT (Video)

Seat ka treguar si funksionojnë robotët ‘valltarë’ për të treguar, se me çfarë kujdesi kompletohet një veturë, për çdo 68 sekonda.

Prodhuesi spanjoll ka të punësuar më se shtatëmijë punonjës, në punëtorinë që ndodhet në Martorell të Barcelonës, transmeton Telegrafi.

Por, në qendër të kësaj veprimtarie të mahnitshme, është puna e dymijë robotëve, që me një harmoni të papërshkrueshme, krijojnë veturat si Altea ose Ibiza.

Mekanizmat e shkathtë, lëvizin horizontalisht dhe vertikalisht teksa rrëshqasin edhe nëpër binarë, teksa bëjnë edhe piruete me nga 720 shkallë. /Telegrafi/

Exit mobile version