Telegrafi

Robotët e zgjuar që do të angazhohen në shtëpinë e të moshuarve (Foto)

Pepper është roboti i zgjuar, që pritet së shpejti të fillojë punën në disa shtëpi të të moshuarve në Angli, Poloni dhe Greqi.

Pajisja ka aftësi të mbajë mend, njehë fytyrat dhe kthen përgjigje të shkurtra, mund të bartë pjatën me gjellë, gotën e ujit si dhe tabakanë me barna, transmeton Telegrafi.

Me vendosjen e pulsit në pjesën e caktuar, Pepper matë edhe shtypjen e gjakut, tensionin dhe mund të identifikojë fazat e hershme të disa sëmundjeve.

Roboti gjatë fazës së testimit

Ky robot i zgjuar që kushton 17 mijë euro, mund të jetë shumë efikas me të moshuarit, të cilët në të shumtën e rasteve nuk duan të jenë në shoqëri të infermierëve.

“Janë sikur të kesh dikë në dhomë, që nuk të lë vetëm, të dëgjon, por nuk të mërzitë me ndonjë fjalë të padëshiruar”, ka qenë një përshkrim për këtë projekt.

Ende nuk dihet se kur do të fillojë vendosja e tyre, por pritet që të jenë sa më shpejtë në shërbimin e të moshuarve. /Telegrafi/