Ish-sulmuesi i Real Madridit dhe Milanit, Robinho, ka pasur një dënim me nëntë vjet burg dhe tashmë ky dënim është konfirmuar nga Gjykata e Apelit e Milanos.
Robinho, 37 vjeç, mori një dënim në dhjetor për pjesëmarrjen e tij në një përdhunim në grup që ndodhi në Itali në vitin 2013, për të cilin ai u shpall fillimisht fajtor në vitin 2017.
Sipas gazetës La Republicca, gjykata përcaktoi se Robinho kishte “nënçmuar” dhe “poshtëruar brutalisht” viktimën, e cila po festonte ditëlindjen e saj të 23-të natën e incidentit në një vend të njohur në Milano.
Tani, Robinho ka 45 ditë për të apeluar dënimin në Gjykatën e Lartë të Kasacionit, gjykata më e lartë e apelit, ose gjykata e fundit në Itali.
Ish-sulmuesi i Milanit është dënuar së bashku me mikun e tij, Ricardo Falco, ndërsa e dhunuara thuhet të jetë një shqiptare. /Telegrafi/