Telegrafi

O’Neill: Greqia nuk është serioze për ta diskutuar çështjen e emrit!

I pakëndshëm është komenti i shefit të diplomacisë greke Nikos Kotzias, i dhënë për mediumet greke. Pajtohem me atë se historia nuk është burg. Por, historia, veçanërisht historia e rrejshme, është burg të cilën qeveritë e fundit greke e kanë bërë për vete dhe për popullin grek, kështu ka deklaruar Robin O’Neill, mediatori i parë në kontestin greko-maqedonas në intervistën e vitit të ri për Programin ‘Zëri i popullit’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Kotzias tha se nuk bëhet fjalë për iredentizëm nga ana greke, edhe unë i besoj, por ai duhet ta dijë barazinë mirë, se nuk ekziston iredentizëm as edhe nga ana e Republikës së Maqedonisë. Maqedonia shumë herë atë e ka konfirmuar qartë, në deklarata të përsëritshme se nuk ka asnjë kërkesë të këtij lloji ndaj Greqisë’, sqaron O’Neill.

Sipas O’Neill, deklarata e fundit e Kotzias konfirmon se politika e Greqisë aspak nuk ka ndryshuar në 20 vitet e fundit në lidhje me kontestin e ngritur nga ana e Athinës rreth emrit të Maqedonisë, duke shtuar ambasadori se, Greqia nuk dëshoron të diskutojë seriozisht për këtë çështje. /Telegrafi/