Telegrafi

Robin O’Neal: Askush nuk mund të kontestojë ekzistimin e Maqedonisë

Ish ndërmjetësuesi për çështjen e emrit me Greqinë, Robin O’Neal, ka folur në lidhje me çështjen e emrit dhe historinë në mes Maqedonisë dhe Greqisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Askush nuk mund të vendos në pikëpyetje rëndësinë e Maqedonisë në historinë greke, por gjithashtu askush nuk mund të kontestojë ekzistimin e Republikës së Maqedonisë, me kufijtë e saj ndrëkombëtar. Një nga elementet kryesore të armiqësisë që shfaq qeveria greke ndaj emrit të Republikës së Maqedonisë është butësia e vazhëdueshme ndaj maqedonasëve që jetojnë në Greqinë veriore. Ajo shkon dorë pas dore me bindjet e tyre politike se trashëgimia historike e Maqedonisë i takon Greqisë”, deklaroi O’Neal.

Ai gjithashtu tha se popullsia maqedonase në Grqeinë veriore nuk përbën asnjë rrezik për stabilitetin midis Maqedonisë dhe Greqisë./Telegarfi/