Telegrafi

Robertson rikthehet të flasë për goditjen që i dha Messit: Jam ndier keq që e godita, i penduar për atë gjest

Andy Robertson është rikthyer të flas për gjysmëfinalen e edicionit të kaluar ku Liverpooli mposhti Barcelonën 4-0.

Mbrojtësi skocez e kishte goditur me duar në kokë Messin, por që ky gjest i tij nuk ishte vërejtur nga gjyqtari.

25-vjeçari ka thënë se nuk pendohet për asgjë në karrierën e tij, përveç për rastin që ndodhi me Messin.

“Kur rikthehem të shikoj karrierën time, nuk pendohem për asgjë, përveçse për rastin me Messin”.

“Nuk më pëlqen ta rishikojë më atë rast, pasi kur e kam parë jam ndier shumë keq”, ka thënë Robertson.

Reprezentuesi skocez thotë se Messi është futbollisti më i mirë që ka luajtur ndonjëherë.

“Isha me Fabinhon duke e ndjekur dhe që të tre u rrëzuam. Messi është lojtari më i mirë që ka luajtur ndonjëherë. Nuk kam asgjë tjetër përveçëse respektit për të dhe Barcelonën”.

“Megjithatë prapë po them se jam i penduar shumë për atë gjest. Nuk e njoh vetën, nuk është në personalitetin tim të sillem në atë mënyrë”, përfundoi Robertson.

Liverpooli e kishte eliminuar Barcelonën pas triumfit 4-0 në Anfield, teksa e kishin humbur ndeshjen e parë 3-0 në Camp Nou.

Robertson me skuadrën e tij pastaj fituan në finale ndaj Tottenham Hotspur për ta përmbyllur një vit fantastik. /Telegrafi/