Barcelona dhe Liverpooli do të kërkojnë një biletë për finalen e Ligës së Kampionëve.
Futbollistët e dyja skuadrave do të takohen në Camp Nou do të ballafaqohen në kuadër të ndeshjes së parë të gjysmë finales së garës elitare evropiane për klube.
Mbrojtësi i Liverpoolit, Andy Robertson është i vetëdijshëm se po e pret një ndeshje e ashpër kundër kampionëve të Spanjës dhe mbi të gjitha Lionel Messit.
Megjithatë, ai thotë se nuk do të përgatitet në mënyrë speciale për argjentinasin pasi që ai është kudo në fushë.
“Unë nuk mendoj se është e nevojshme të përgatitemi ndryshe në lidhje me ndonjë lojë tjetër, natyrisht, ju luani kundër lojtarëve më të fortë se në ndeshjet e kaluara”.
“Messi është sigurisht lojtari më i mirë në botë, ju mund të shikoni video, edhe pse nuk e di nëse ndonjë gjë mund të ndihmojë. Ai është kudo në fushë” , tha reprezentuesi skocez.
Ndryshe, ndeshja e dytë mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet gjatë javës së ardhshme në Anfield Road. /Telegrafi/