Site icon Telegrafi

Roberto Carlos pretendon se Luke Shaw ishte lojtari më i mirë në Euro 2020

Legjenda braziliane, Roberto Carlos ka mbështetur emërimin ‘Shawberto Carlos’, duke pretenduar se Luke Shaë ishte lojtari më i mirë në Euro 2020.

Shaw u vlerësua nga të gjitha anët, madje edhe Jose Mourinho, pasi ai shkëlqeu për Anglinë deri në arritjen e kombëtares në finalen e tyre të parë në 55 vjet e fundit.

Mbrojtësi i majtë i Manchester Unitedit erdhi nga një sezon i shkëlqyer me klubin dhe paraqitjet e mira bën që ai të emërohet në ekipin më të mirë të turneut nga shumë media.

Lexo po ashtu Nga Pedri te Chiesa dhe Schick, kush janë 15 lojtarët që iu rrit vlera më shumë gjatë Euro 2020?

Paraqitjet e tij bënë që ai të krahasohej me legjendën braziliane, Carlos, i konsideruar nga disa si mbrojtësi i majtë më i madh në epokën moderne.

Dhe tani fituesi i Kupës së Botës 2002 e ka mbështetur 26-vjeçarin, duke pretenduar se ai duhej ta kishte mposhtur Gianluigi Donnarumma në garën për ‘Topin e Artë’ në Euro 2020.

“Shaw ishte lojtari më i mirë në turne”, ka thënë fillimisht Carlos për GQ Magazine.

“Ai duhet të vazhdojë kështu; duhet të vazhdojë të luajë kështu. Kjo është e rëndësishme”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/

Exit mobile version