Telegrafi

Roberti i pandalshëm, të shtunën sjell këngën e tij të re solo (Video)

Këngëtari Robert Berisha duket të jetë ndër këngëtarët më aktivë dhe të angazhuar së fundmi në muzikë.

Ka vetëm 24 orë që ai së bashku me Nora Istrefin, sollën duetin e tyre të parë çift, këngën “S’ka inatë”, e cila erdhi si befasi për publikun deri në momentin e lansimit, pasi Nora nuk e kishte bërë të ditur emrin e Robertit, si pjesë të bashkëpunimit.

Sido që të jetë, dyshja në një rrëfim për Telegrafin shpalosën detajet e këtij projekti, duke rrëfyer gjithçka nga nisja e deri te realizimi i tij.

Lexo po ashtu Nora dhe Roberti: "S'ka inatë" mes nesh, historia jonë është e mbushur me tinguj dhe dashuri (Foto/Video)

Por, ky projekt nuk do të jetë i vetmi për dyshen gjatë kësaj vere.

Sipas burimeve të Telegrafit, Roberti po planifikon që këtë të shtunë të sjellë këngën e tij më të re solo, titulli i së cilës do të jetë “Margarita”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Kënga është ritmike verore, xhirimet e klipit kanë përfunduar, dhe pritet vetëm finalizimi i saj këtë të shtunë.

Përderisa Roberti vjen solo, Nora do të vazhdoj sërish me bashkëpunime, dhe pritet që brenda pak javëve të sjellë bashkëpunimin e saj më të me reperin Gjiko. /Telegrafi/