Këngëtari i njohur, Robert Berisha, javën e kaluar u përfshi në një debat virtual me reperin e njohur nga Gjilani, Fero.
Ky i fundit u shpalli “luftë të hapur” reperëve MC Kresha, BimBimma dhe Lyrcial Son, duke i ftuar në një përballje hip hop-i.
Polemika pati mes Fero dhe Robertit, ku nëpërmjet rrjeteve sociale fillimisht reperi ironizoi me çmimet e koncerteve të tij, ndërkohë që më pas Roberti iu kundërpërgjigj, duke ironizuar me deklaratën e tij.
Ndërkohë së fundmi, i ftuar në emisionin “Ora e mbrëmjes”, Berisha u kyç edhe njëherë në këtë temë, duke i sugjeruar Feros që të mos ketë shumë vetëbesim dhe të mos merret me njerëz më të mëdhenj se ai.
“Hallall i qoftë çfarë vetëbesimi, shumë djalë i lezetshëm, kam ndenjur një herë me të, një koncert e kemi pasur në Zvicër para tri vitesh, edhe më fëmijë ka qenë. Mos u shtyj me të vjetër hiç mos me pas hite, mos u merr me çmime të të tjerëve. Ma kishte bërë çmimin 400-500 euro e s’di diçka dhe i thash: Ma paske rrit, se unë ato para i ndaj me dy muzikantët e mi”, ka thënë ndër të tjerash Roberti.
Tutje, ai ka shtuar se reperët e kalibrit të BimBimmës, MC Kreshës, Lyrical Sonit e Ergenit kanë karrierë aq sa ka vite Fero – duke shtuar se deklaratat e guximshme të reperit Fero mbesin vetëm fjalë dhe jo vepra, siç rëndom ndodh me reperët në shtet e huaja.
“BimBimma, Festimi, Mc Kresha në gjumë bëjnë rep, kanë përvojë sa ka vjet Fero. Por kjo është një lojë këta që e bëjnë, shyqyr këtu te ne që nuk gjuhen me armë si në Bronx, New York, se këtu nuk gjuhen me bo emër, po vetëm me fjalë kapak. Besomë që kur shihen në aeroplan përshëndeten me njëri-tjetrin: Si je a je mire?”, ka rrëfyer më tutje këngëtari Berisha. /Telegrafi/