Telegrafi

Robbie Williams nuk ka kohë për këngën shqiptare të Eurosongut (Video)

U raportua se këngën shqiptare për Eurosng, “Përallë” ta ketë marrë në dorë Robbie Williams për ti bërë disa ndryshime.

Por, del të jetë se kjo nuk është e vërtetë se këngëtari britanik po kujdeset për këngën e Eneda Tarifës.

Kështu së paku thotë vetë këngëtarja, e cila përmes një mesazhi në Instagram, ka bërë të ditur se producenti i Williams ka marrë në dorë ‘Përallën’.

Ja postimi i plotë i Enedës në Instagram:

Do te me pëlqente te ishte e vërtete…. Por te mos fantazojmë kaq shume, te rrime me këmbe ne toke. Robbie ka shume pune te tjera ne duar, nuk mund te merret edhe me këngën shqiptare ne Eurovizion.

Kur kërkesat e tij janë shume me lart se Eurovizioni. Me këngën po merret producenti i tij, Jerry Meehan i cili thjesht e ka vene ne dijeni si mik për produktin shqiptar qe ka ne dore. Do te ishte ëndërr edhe qe ne ta takonim Robbie-n gjithsesi.