Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka uruar presidentin francez Emmanuel Macron, për rizgjedhjen e tij si president i vendit.
Macron mbrëmë është bërë presidenti i parë në 20 vitet e fundit që po fiton mandatin e dytë – duke arritur ta mund kundërkandidaten nga e djathta ekstreme Marine Le Pen, transmeton Telegrafi.
Në një postim në Twitter, Zelensky e ka quajtur Macronin një “mik të vërtetë” të Ukrainës, duke shtuar: “se i uron sukses për të mirën e njerëzimit”.
“Vlerësoj përkrahjen e tij dhe jam i bindur se do të lëvizim para së bashku me një fitore të re. Përpara një Evrope të bashkuar dhe të fuqishme”, shtoi Zelensky. /Telegrafi/
Félicitations à @EmmanuelMacron, un vrai ami de l’Ukraine, pour sa réélection! Je lui souhaite de nouveaux succès pour le bien du peuple 🇫🇷. J'apprécie son soutien et je suis convaincu que nous avançons ensemble vers de nouvelles victoires communes. Vers une Europe forte et unie!
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) April 24, 2022