Vedat Muriqi mund të ndryshojë shumë shpejt skuadrën, por jo edhe kampionat.
Reprezentuesi i Kosovës ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm duke shënuar 17 gola dhe ka asistuar në tetë raste për Rizesporin.
Kjo ka bërë që shumë skuadra të kërkojnë shërbimet e 25-vjeçarit duke përfshirë Galatasarayn, Fenerbahçen e Toulosen.
Megjithëse në fillim kërkuan dhjetë milionë euro, tashmë skuadra ka ulur kërkesat dhe është e gatshme ta shes sulmuesin për gjashtë milionë euro.
Mediat turke raportojnë se këtë shumë është e gatshme ta paguajë skuadra e Galatës, themelues i së cilës është djali i rilindasit tonë, Sami Frashëri, Aliu.
Ndryshe, Muriqi është i interesuar që të luan në një skuadër që paraqitet në Ligën e Kampionëve, të cilën gjë ia mundëson “Cim Bom Bom”. /Telegrafi/