Galatasaray ka nisur një fushatë të furishme të transferimeve të lojtarëve.
Pasi solli në radhët e veta Maiconin dhe Belhandan, tashmë stambollasit kanë shprehur interesim edhe për një mbrojtës të krahut të majtë.
Riza Durmishi merret vesh se është pranë kalimit te gjiganti turk, shkruan ueb-faqja sportive turke Fanatik.com.tr, transmeton Telegrafi.
Durmishi ka kërkuar një klub më të madh se aktualisht ku luan te spanjollët e Real Betisit.
Ndryshe, futbollisti 23-vjeçar është reprezentues i Danimarkës, ku është paraqitur 15 herë. /Telegrafi/