Mbrojtësi shqiptar, Riza Durmishi është drejt largimit nga Lazio.
Durmishi edicionin e fundit ka vuajtur me Lazion pasi nuk ka pasur shumë hapësirë të luaj edhe për shkak të lëndimeve.
Por pasi i ka kaluar tanimë lëndimet, shqiptari pritet të ndërrojë skuadër.
Gjiganti turk Besiktas prej kohësh është duke kërkuar Durmishin dhe tani ka filluar bisedimet me Lazion.
Skuadra nga Stambolli është e gatshme të ofrojë 2,5 milionë euro, por kjo shumë është më e vogël se sa kërkon Lazio.
Lacialët do të pranon shitjen e futbollistit vetëm nëse vije një ofertë rreth katër milionë euro.
Javën tjetër drejtuesit e dy skuadrave do të takohen edhe njëherë për të ardhmen e lojtarit. /Telegrafi/