Site icon Telegrafi

Rivali i ri për Ferrari 488: Gjenerata re e Porsche 911, do t’i ketë 630 kuajfuqi (Foto)

Rivaliteti mes kompanive Porsche dhe Ferrari është duke u rritur në masë të madhe, ndërsa këtë e konfirmon gjenerata e re 911 Turbo S.

Ky model që do t’i ketë 630 kuajfuqi, apo 50 njësi më shumë se modeli i tanishëm, pritet të lansohet brenda dy viteve në të njëjtën kohë kur lansohet Ferrari 488, transmeton Telegrafi.

Imazhet që janë kapur derisa kjo Porsche po testohej, shfaqin një makinë sportive me strukturë shumë të fuqishme.

Megjithëse nuk dihen detajet, thuhet se shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për 2.9-sekonda. /Telegrafi/

Exit mobile version