Nënkampionët e Ligës Premier, Arsenali po synon një lëvizje për Mason Mount këtë verë.
Mesfushori sulmues i Chelseat ka të ngjarë të jetë në shitje gjatë afatit kalimtar.
Duke qenë se Mount nuk e ka rinovuar kontratën e tij, Blutë dëshirojnë ta shesin atë kur ata ende mund të rikuperojnë një tarifë të konsiderueshme.
Sipas The Athletic, Chelsea do të bëjë një përpjekje të fundit për të rinovuar kontratën e anglezit.
Mount, i cili është në klub që nga viti 2005, po përgatitet të largohet nga klubi i tij i fëmijërisë.
Arsenali, Manchester United dhe Liverpool janë ndër skuadrat që do të ishin të interesuara për nënshkrimin e tij nëse ai nuk rinovon kontratën. /Telegrafi/