Telegrafi

Rivalët anglezë nuk duan që City të luajë në Ligën e Kampionëve, kërkojnë nga CAS-i përjashtimin e Qytetarëve

Rivalët e Manchester Cityt në Ligën Premier nuk duan që klubi nga Etihad të garojë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Cityt iu shqiptua një ndalesë dyvjeçare në Ligën e Kampionëve dhe një gjobë prej 30 milionë eurosh nga UEFA shkaku i shkeljes së rregullave financiare dhe klubet angleze duan që ky dënim të mbetet në fuqi.

Sipas mediumit britanik Daily Mail, tetë nga dhjetë ekipet nga pjesa e epërme e tabelës në Ligën Premier janë të shqetësuar se Cityt do t’i pranohet apelimi për ndalimin në Ligën e Kampionëve dhe do të garojnë sezonin e ardhshëm.

Lexo po ashtu CAS konfirmon apelimin e Man Cityt për dënimin nga UEFA

Ankesa mund të vazhdojë përtej verës, që do të thotë se City mund të luajë derisa lënda të zgjidhet.

Të dhjetë klubet kryesore të Ligës Premier – përveç Sheffield Unitedit dhe Cityt, kanë bashkuar forcat për të ndaluar atë që të ndodhë.

Lexo po ashtu Man City beson se do të arrijë t’i mbajë yjet pavarësisht dënimit nga UEFA

Ata i kanë shkruar Gjykatës së Arbitrazhit për Sport përmes një firme ligjore për t’i kërkuar organit që të përjashtojë Cityn nga gara derisa të vendoset ankesa.

Është e paqartë se si do të pengohet kjo situatë, veçanërisht duke pasur parasysh komplikimin e shtuar të shpërthimit të coronavirusit të njohur si COVID-19. /Telegrafi/